image Ushtria e Kosovës gati për testin e radhës ushtarak, Mehaj: Kosova në NATO është amanet i dëshmorëve

Kosovë

Ushtria e Kosovës gati për testin e radhës ushtarak, Mehaj: Kosova në NATO është amanet i dëshmorëve

news image

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, gjatë ditës së sotme ka bërë të ditur që ushtria e Kosovës do t’i bëjë ushtrimet Defender Europe 23, të cilat do të jenë një tjetër test për kapacitetet ushtarake të Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

Mehaj tha se këto përgatitje janë duke vazhduar me intensitet të shtuar dhe se ky ushtrim do të jetë një test i radhës për ushtrinë e Kosovës, në të cilin do të përgatiten kapacitetet luftarake.

Gjithashtu, ai theksoi synimin e Ushtrisë së Kosovës për t’u bërë pjesë e NATO-s.

“Përgëzoj shtabin, partnerët tanë dhe të gjithë ata që janë duke u angazhuar maksimalisht që ky ushtrim të jetë në nivelin më të lartë organizativ. Ushtria e Kosovës do të jetë pjesë e NATO-s dhe në bazë të standardeve të saj është duke u forcuar çdo ditë. Kosova në NATO është gjithashtu një nga amanetet e dëshmorëve tanë”, shkroi ministri.

https://www.facebook.com/mehaj.armend/posts/pfbid07ANbWsNk3Cxg7tryEJwiGC2a2ssQpQRo8rHwjXr8PriDYs55V3MdEmVnfvD18D3Gl?cft[0]=AZXBOsZTZUBhcTuV2lhMJKOSsi_XyD4wqYb7Y_rT5fYjiK-IAF1obxf6zwwT0KHVuduOT16hF7MnCAdkdSlYs8k9CyVs2ULYChKyx9QdykOT7Z3Tnt1X8jWyLVs4GGAP4HguGy980f8LaA-eUbrLkTdD&tn=%2CO%2CP-R

/GazetaSinjali/