image Ushtria e Kosovës e gatshme për operacione jashtë vendit

Kosovë

Ushtria e Kosovës e gatshme për operacione jashtë vendit

news image

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, në mbledhjen e Qeverisë të mbajtur sot, tha që Ushtria e Kosovës është e gatshme të bashkëpunojë dhe të marrë pjesë në operacione ushtarake jashtë kufijve të vet, transmeton Gazeta Sinjali.

Këtë deklaratë Quni e tha derisa propozoi të votohet koncept-dokumenti për dërgimin e FSK-së jashtë vendit.

“Politika e hartuar hap rrugën për krijimin e bazës ligjore në përcaktimin e përgjegjësive dhe kompetencave të institucioneve në rast të dërgimit të FSK-së jashtë vendit si dhe proceduat e dërgimit në operacione ndërkombëtare dhe aktivitete tjera ushtarake, mënyrën e tërheqjes, zëvendësimin dhe mënyrën e financimit”, njoftoi Quni.

Ky koncept-dokument u miratua me dy vota kundër dhe një abstenim.

Gjithashtu, zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi tha se ky dokument ka një kosto shtesë që nuk janë të parapara me buxhetin e Kosovës.

Krasniqi tha se në skenarin e parë bëhet fjalë për 4.3 milionë, ndërsa në atë të dytë mbi 3 milionë euro.

 /Gazeta Sinjali/