image Ushtria e Iranit pranon fajin: Kemi goditur gabimisht avionin ukrainas

Siguri

Botë/ Ushtria e Iranit pranon fajin: Kemi goditur gabimisht avionin ukrainas

news image

Ushtria iraniane ka dalë me një deklaratë befasuese. Pasi po mohonte prej disa ditësh, ushtria e Iranit ka pranuar fajin për rrëzimin e aeroplanit ukrainas, raporton televizioni shtetëror i Iranit.

Në deklaratë ushtria thotë se e ka goditur avionin ukrainas nga një gabim njerëzor për shkak se avioni po fluturonte në zonën e Rojeve Revolucionare të Iranit.

Irani më parë kishte refuzuar aludimet se një prej raketave të këtij shteti, rrëzoi aeroplanin pranë Teheranit të mërkurën.

Por pas një presioni të vazhdueshëm të SHBA-së dhe Kanadasë që thoshin se Irani ka qëlluar me raketë avionin ukrainas, bëri që ushtria ta pranonte veprimin e kryer.

Kujtojmë që në avionin ishin 176 persona dhe të gjithë humbën jetën tragjikisht. Në avion kishte më shumë shtetas kanadez.