image I akuzuari pranon fajësinë për vrasjen e paqëllimtë të personit në qendër të Prishtinës

Kosovë

Drejtësi/ I akuzuari pranon fajësinë për vrasjen e paqëllimtë të personit në qendër të Prishtinës

news image

Nexhat Blakqori, i cili është duke u akuzuar nga Prokuroria Themelore e Prishtinës, ka pranuar fajësinë për vdekjen e Gani Ramës në korrik të këtij viti në Prishtinë. Ai është i akuzuar se nga pakujdesia nga privuar nga jeta tanimë të ndjerin.

Në seancën e mbajtur gjatë ditës së sotme në Gjykatën Themelore të Prishtinës, Blakqori ka pranuar fajësinë për këtë rast.

Ai akuzohej se në më 20 korrik të këtij viti, tek shkallët e nënkalimit të bulevardit “Bill Kllinton” në Prishtinë, pas një mosmarrëveshje me Gani Ramën, e ka sulmuar fizikisht atë.

Sipas aktakuzës nga sulmi fizik, Rama ka humbur baraspeshën dhe është rrëzuar nga shkallët me që rast nga lëndimet e rënda të pësuara ka ndërruar jetë.

Arlind Jupolli, avokati i Blakqorit, ka kërkuar nga gjyqtari i rastit që të merret parasysh pranimi i fajësisë prej ku i akuzuari të përfitojë nga masat lehtësuese të dënimit./Gazeta Sinjali/