image Ushtaria e Kievit apelon për ndihmë ndërkombëtare në përballimin e krizës humanitare - Sinjali

Ushtaria e Kievit apelon për ndihmë ndërkombëtare në përballimin e krizës humanitare

news image

Administrata Rajonale Ushtarake e Kievit u ka bërë thirrje organizatave ndërkombëtare për ndihmë në zgjidhjen e një krize humanitare në rritje në rajon.

 “Mijëra njerëz u gjendën në izolim, për shkak të armiqësive të drejtpërdrejta, dhe në disa vende për 5-6 ditë mbijetojnë pa energji elektrike, ujë, ushqim, ndihmë mjekësore dhe mjete jetese. Ata janë në rrezik të drejtpërdrejtë”, tha administrata. 

“Ne kërkojmë një korridor humanitar për të ndihmuar njerëzit e prekur nga lufta. Për hir të jetës dhe shëndetit të njerëzve, për të siguruar dërgimin e menjëhershëm të ndihmës mjekësore dhe ushqimore për ata banorë të rajonit të Kievit që kanë nevojë. Dhe për të siguruar evakuimin e civilët”, shtoi administrata, raporton CNN.

“Situata më e vështirë është në territorin nga Borodyanka në Hostomel, është më keq se në Mariupol”.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin