image Në Kosovë mblidhen ndihma për Turqinë

Kosovë

Në Kosovë mblidhen ndihma për Turqinë

news image

Pas tërmetit të tmerrshëm që la pas më shumë se 21 mijë viktima në Turqi e Siri, shumë vende të botës tashmë kanë nisur të mbledhin fonde për t’u ndihmuar të mbijetuarve.

Në mesin e shteteve është edhe Kosova.

Një kontigjent me rroba, batanije e të holla tashmë ka mbërritur në zonën e tërmetit në Turqi.

Aksioni i nisur nga një organizatë turke po vazhdon ende në Prishtinë.

Megjthëkëtë, vendi edhe përmes ushtrisë po i ndihmon Turqisë.

Pjestarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë shpëtuar një vajzë 2-vjeçare dhe nënën e saj nga rrënojat.

/GazetaSinjali/