image Ushtari rus ua dorëzoi tankun forcave ukrainase, ata e shpërblejnë me 10 mijë dollarë

Botë

Ushtari rus ua dorëzoi tankun forcave ukrainase, ata e shpërblejnë me 10 mijë dollarë

news image

Ushtari rus ia dorëzoi tankun e tij forcave ukrainase dhe tani do të marrë një shpërblim prej 10,000 dollarësh.

Një histori e jashtëzakonshme ka dalë nga një këshilltar në Ministrinë e Brendshme të Ukrainës.

Victor Andrusiv detajoi rrëfimin e jashtëzakonshëm, të shoqëruar me një imazh të mrekullueshëm, të një ushtari rus që ai pretendon se ia dorëzoi tankun e tij forcave ukrainase.

Ushtari, tha ai, tani do të merrte një shpërblim prej 10 mijë dollarësh.

Në një postim të titulluar “Rusët po dorëzohen!”, ai tha se donte të publikonte një video të incidentit, por “forcat speciale më kërkuan të mos e bëja“.

Ai tha se forcat ukrainase morën një telefonatë nga një njeri të cilit i referohej si “Misha” (me sa duket një term bisedor për ushtarët rusë të përdorur nga ukrainasit) disa ditë më parë, shkruan SkyNews.

Andrusiv sugjeroi se burri kishte përdorur një nga telefonat me numra ukrainas, të cilët Policia Kombëtare kishte identifikuar se po përdoreshin nga trupat ruse dhe të cilit “ne i dërgojmë rregullisht sms [duke shpjeguar] se si të dorëzohemi dhe dorëzojmë pajisjet“.

Ai tha se agjentët e inteligjencës ukrainase vërtetuan se oferta ishte e vërtetë.

Ai shtoi: “Derisa të përfundojë lufta, ai do të jetojë në kushte komode me TV, telefon, kuzhinë dhe dush”.

Duhet të theksohet se nuk ka qenë e mundur të verifikohet versioni i Andrusiv i ngjarjeve – që është një histori që, natyrisht, do të konsiderohet shumë e dobishme për Ukrainën në luftën e saj propagandistike me Rusinë.

/GazetaSinjali/