image Pas gjashtë muajve ushtari ukrainas gjen kohë ta vizitojë familjen, shpërthen në lot kur përqafon të birin
[wp-story id="814678"]

Botë

Pas gjashtë muajve ushtari ukrainas gjen kohë ta vizitojë familjen, shpërthen në lot kur përqafon të birin

news image

Lufta mes Ukrainës dhe Rusisë, ka ndryshuar mënyrën e jetesës të mijëra njerëzve, e sidomos të ushtarëve, të cilët që nga dita e parë është dashur të largoheshin nga familjet e tyre, duke mos ditur se çfarë do të ndodhë me fatin e tyre.

Së fundmi një video e një mbrojtësi ukrainas, po qarkullon në rrjet, i cili pas gjashtë muajve luftime të ashpra kundër rusëve, gjeti pak kohë që të vizitojë familjen e tij.

Ai shkoi për një vizitë paparalajmëruar në shtëpi, ku para derës së shtëpisë i biri i tij po luante në një motoçikletë të parkuar.

Në momentin që pa se po i afrohej një veturë civile dhe nga ajo doli babai i tij që shërben në ushtrinë ukrainase, vrapoi me tërë forcën dhe iu hodh në përqafim.

Ky moment emocionoi tej mase ushtarin ukrainas, i cili mezi arrinte të fshihte lotët e gëzimit që pas gjashtë muajve po arrin ta shoh sërish të birin e tij.

/GazetaSinjali/