image Ushtari rus: Do të bëjmë gjithçka që flamuri serb të valon në Prizren

Evropë

Ushtari rus: Do të bëjmë gjithçka që flamuri serb të valon në Prizren

news image

Ushtari rus me nofkën “Rusi” iu ka dërguar mesazh falënderues mercenarëve serbë të angazhuar në luftën e Ukrainës.

“Rusi” në një postim në gjuhën serbe të bërë në rrjetin social rus Telegram, kërcënon duke ftuar që ushtria serbe së shpejti do të jetë në Kosovë.

“I falënderoj vullnetarët serbë, të cilët po luftojnë krahë me ne. Do të bëjmë gjithçka që flamuri serb të valon në Prizren, kur ushtria [serbe] në Kosovë do të kthehet”, thotë ai në video.

Nga Serbia në Ukrainë për të luftuar krahë agresionit rusë kanë shkuar shumë ish-kriminelë të luftës.

As Bashkimi Evropian e asnjë mekanizëm tjetër ndërkombëtar, nuk i ka bërë presion Serbisë që t’i ndalojë mercenarët për t’iu bashkëngjitur kësaj lufte.

Mediet e kontrolluara në Serbi përkundrazi vazhdojnë t’i thurin lavde Vladimir Putinit, duke mbajtur marrëdhënie të mira me Kremlinin.

Jo vetëm në Beograd dhe qytete të tjera të Serbisë, por edhe në Rusi po shfaqen grafitet luftënxitëse “Kur të kthehet ushtria në Kosovë”.

Avokati beogradas Çedomir Stojkoviq, thotë se operacionet hibride të Rusisë ndaj Serbisë, veçanërisht në segmentin e psikologjisë kolektive, po fitojnë vrull.

“Në të gjithë Rusinë u shfaqën mbishkrime të ngjashme me ato që u përhapën në mënyrë të planifikuar dhe të organizuar në Serbi: ‘Kur të kthehet ushtria në Kosovë’, si mesazh që Federata Ruse dhe Vladimir Putin mbështesin pushtimin ushtarak të Serbisë në Kosovë”, ka shkruar avokati serb, në një postim në rrjetin social X.

/GazetaSinjali/