image Ushtari bëri vetëvrasje pasi mori pjesë në funeralet e nëntë miqve të tij

Botë

Botë/ Ushtari bëri vetëvrasje pasi mori pjesë në funeralet e nëntë miqve të tij

news image

Babai i dy fëmijëve bëri vetëvrasje pas një beteje të gjatë me çrregullimin e stresit post traumatik që mori derisa shërbeu në luftën në Irak.

Lance Shingler, 34-vjeç mori pjesë në funeralet e nëntë miqve të tij që vdiqën në luftë, ndërsa e luftoi stresin për më shumë se një dekadë pasi u kthye nga ushtria në shtëpi në vitin 2008.

“Ai adhuronte gruan e tij, Hayley dhe dy fëmijët e tij. Sa herë që merrte kohë të lirë, ai e kalonte me ta”, tha një shoqe e ngushtë e familjes, Leanne Poole.

Lance shërbeu në Irak mes viteve 2003 dhe 2008 me Batalionin e Katërt “The Rifles” të ushtrisë britanike, ndërsa ishte atje, nëntë kolegët e tij vdiqën, dhe Lance mori pjesë në funeralet e tyre.

Leanne kur u largua nga ushtria tha se e pati të vështirë të përballonte situatën, ndërsa nuk mori mbështetjen e duhur nga grupet e ndryshme ose organizata./Gazeta Sinjali/