image Ushtarët e larguar nga FSK për shkak të tatuazhit shkojnë për ankesë te Ministria e Mbrojtjes

Sociale

Ushtarët e larguar nga FSK për shkak të tatuazhit shkojnë për ankesë te Ministria e Mbrojtjes

news image

I riu nga Gjilani, Ermelind Kastrati, i cili bëri publike se u largua në Forca e Sigurisë së Kosovës për shkak se në trupin e tij mban një tatuazh, gjatë ditës së sotme së bashku me disa kolegë të tjerë shkuan për takim në Ministrinë e Mbrojtjes. Por, cila është përgjigja që morën?

Siç bën të ditur Ermelind Kastrati, ai së bashku me kolegët e tij u drejtuan për te Ministria e Mbrojtjes për të gjetur zgjidhje.

“Kemi ardhë me kërku zgjidhje, ata na thanë që duhet me bë një ankesë onlinë, të cilën do e bëj menjëhere” – tha Ermelind Kastrati për Insajderin.

Derisa, Kastrati bëri të ditur se shumica e pjesëtarëve që kanë tatuazh kanë filluar procesin e heqjes. Por, ai shtoi se personalisht nuk e ka tatuazhin në një pjesë të trupit ku duket.

“Shumica janë në proces të heqjes së tatoos, por unë dhe një shok e kemi në një pjesë ku nuk duket” – tha ai.

Ndryshe, pjesëtari i FSK-së që u largua shkaku i tatuazhit, së bashku me 13 persona të tjerë, në krahun e tij e ka të shkruar poezinë e Agim Ramadanit.

“Mu shterrshin syt nese pushoj

Lirine tende me endrrue

Mallkue qoft gjaku im

Nese mvrasin pa luftue”.

Kujtojmë se, në njoftimet e konkurseve për pjesëtarë të FSK, është e specifikuar se tatuazhet në fytyrë, qafë dhe përkrahë nga pjesa e biscepsit e deri te gishtat e dorës nuk lejohen.

/GazetaSinjali/