image Ushtarët e FSK-së dhurojnë gjak

Kosovë

Ushtarët e FSK-së dhurojnë gjak

news image

Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë filluar sot dhurimin e gjakut në mënyrë vullnetare, shkruan Gazeta Sinjali.

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se ky aksion do të vazhdojë të realizohet për dy javë në të gjitha kazermat e FSK-së.

Përveç pjesëtarëve të FSK-së, këtij aksioni i janë bashkuar edhe zyrtarët e kësaj ministrie.

“Forca e Sigurisë së Kosovës është e angazhuar që përmes dhurimit vullnetar të gjakut të gjendet sa më afër qytetarëve, për t’iu dalë në ndihmë, atyre që, më së shumti ju nevojitet gjaku në këtë situatë pandemie. Në ditën e parë, aksionit vullnetar i janë përgjigjur një numër i madh i zyrtarëve të Ministrisë së Mbrojtjes dhe pjesëtarëve të FSK-së. Dhurimi vullnetar i gjakut, në kuadër të FSK-së, tashmë është bërë traditë, me moton; ‘një pikë gjak për shpëtimin e një jete’”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes./Gazeta Sinjali/