Ka nisur aksioni humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Ushtarakë dhe civilë, punonjës të Ministrisë së Mbrojtjes pa dallim po i përgjigjen masivisht aksionit humanitar për dhurimin e gjakut, disa edhe për të dytën herë brenda këtij viti. Në mesin e dhuruesve të rregullt vullnetarë të gjakut është edhe gjeneral major Gëzim Hazrolli, drejtor i drejtorisë së Operacioneve.
Sipas zyrtarëve të Ministrisë së Mbrojtjes, aksionit i janë përgjigjur mbi 50 dhurues vullnetarë të gjakut, ndërsa deri në përfundim të orarit zyrtar të punës, numri pritet të rritet.
Aksioni humanitar i dhurimit vullnetar të gjakut, i dyti për këtë vit, do të vazhdojë në të gjitha kazermat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, deri më 2 shtator 2019, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes. /Sinajli/