image Ushtarët amerikanë para pesë ditësh ishin në fshatin e Vitisë të prekur nga koronavirusi

Kosovë

Siguri/ Ushtarët amerikanë para pesë ditësh ishin në fshatin e Vitisë të prekur nga koronavirusi

news image

Para pesë ditësh, me 11 mars, një brigadë ushtarësh amerikanë ishte futur në Kosovë. 

Po kjo brigadë, kishte qenë për të drekuar në një restorant në fshatin Stubëll të Vitisë. Ky fshat tanimë është vendosur në Karantinë nga Qeveria e Republikës së  Kosovës për shkak se vetëm dy ditë më pas, një 77- vjeçar do të rezultonte pozitiv me koronavirus.

Pas 77- vjeçarit, edhe pesë të tjerë janë testuar pozitivisht nga Stublla.

Për të moshuarin e prekur me koronavirus, kryetari i Vitisë Sokol Haliti kishte njoftuar se kishte qenë në disa vende, përfshirë një restorant, kafene, meshë dhe një dasmë./ Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=2667935676588943&id=124219337627269&xts%5B0%5D=68.ARDMkVQs3UQnryQAYbPuTgnrSnQGGCmCuufhY2Tn8CfofvpMCWn5pq4SEXutVsh8nYmoyymLxyi2XPjUj0uRSMeiUtvGAw5vCwRzODS7JqVGe8_AzjOX0T9srEEMyAPU1nODNOD5VW5rXMn09fp48ftk5b9skVXuVUCNiBGxCutM-kay07zE-2ozrL2hDPsIPjg2eL61NDAzMoKyBw83QD6JrkV8PE1tF2RL23iU0QFWw5qBQcLyXNMW0G1_d2jk0JEGCb_oEivue1qWxF6wRdzqJdX0j4sQfvITE67lzabhIub9lIqg6pDvdSRnM42L8scKgXpl20QLSvqz58jCetrJ5w&tn=-R