A ju ndodhë shpesh që të zgjoheni me sy të fryrë ose me të nxira poshtë syve, anipse keni fjetur mirë dhe mjaftueshëm?! Kjo ndodhë pasi që jo vetëm mungesa e gjumit, por edhe ushqimi që konsumoni gjatë ditës mund të shkaktojnë këtë gjë. Është një listë e gjatë e ushqimeve ose përbërësve ushqimorë që ndikojnë.
Ushqimi i konservuar
Ushqimi i konservuar si pula dhe fasulet e zeza kanë shumë natrium në to i cili përdoret për procesin e konservimit. Kjo mund të çojë në shumë çështje shëndetësore dhe sytë e fryrë janë vetëm një prej tyre. Prandaj, para se të hani ose gatuani ato, shpëlajini ato tërësisht për të hequr natriumin e tepërt.
Domatet
Domatet përmbajnë solaninë. Solanina dihet se shkakton inflamacion dhe fryrje. Kështu që nëse rregullisht keni sy të fryrë, provoni të hiqni domatet nga menuja juaj. Nëse sytë tuaj të fryrë zhduken, ju keni identifikuar fajtorin.
Drithërat
Nëse jeni alergjik ndaj grurit, elbit ose thekrës, ose jeni intolerant ndaj glutenit, ngrënia e ndonjë gjëje të bërë nga këto mund të shkaktojë fryrje. Në këto raste do të duhet t’i thoni lamtumirë produkteve me bazë gruri dhe të gjeni alternativa të tjera.
Sheqeri
Sheqeri është një nga ushqimet më inflamatore të imagjinueshme. Shkakton inflamacion në të gjithë trupin, por rreth syve është më e dukshme sepse lëkura atje është e hollë dhe e prirur për tu ënjtur. Gjithashtu, kufizimi i sheqerit ose shmangia plotësisht e tij ka shumë përfitime të tjera shëndetësore. Sheqeri artificial ose ëmbëltuesit janë gjithashtu po aq të rrezikshëm kur bëhet fjalë për shkaktimin e fryrjes.
Specat djegës
Ashtu si domatet, specat djegës përveç solaninës, përmbajnë gjithashtu një përbërës të quajtur capsaicin i cili mund të bëjë që indet të digjen dhe të inflamohen. Dhe ky inflamacion i lehtë mund të ndodhë rreth syve tuaj./Gazeta Sinjali/