image Uruguai i jep leksion futbolli Kolumbisë

Futboll

Uruguai i jep leksion futbolli Kolumbisë

news image

Uruguai ka deklasuar Kolumbinë me rezultat 0-3, në kuadër të kualifikimeve për Kampionat Botëror, transmeton Sinjali Sportiv.

Golin e parë e shënoi Edinson Cavani, në minutën e katërt, pastaj Suarez në minutën e 54-të e dyfishoi rezultatin nga pika e bardhë, ndërsa për rezultatin përfundimtar u përkujdes Nunez.D me një eurogol nga distanca.

Pas kësaj fitoreje, Uruguai gjendet në pozitën e katërt në grup më gjashtë pikë të grumbulluara, ndërsa Kolumbia është në vendin e gjashtë në grup me gjithsej katër pikë. /Sinjali Sportiv/