Lider i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë ditës së djeshme u zgjodh kryeministër i ri i Kosovës.
Derisa Kurti brenda sallës së Kuvendit po merrte urime nga deputetët e tij dhe partnerët e koalicionit jashtë sallës, diplomati britanik, Nicholas Abbott, dhe ai gjerman, Christian Heldt po e prisin jashtë saj për ta uruar.
Bashkë me ta ishte edhe ambasadori i Shqipërisë, Qemajl Minxhozi.
Para arritjes së koalicionit ambasadorët kishin një rol të rëndësishëm për arritjen e marrëveshjes ndërmjet LVV-së dhe LDK-së.
Më poshtë, video nga ekonomiasot: