image Urës së Shtimës i del ngjyra dy ditë pasi u rregullua

Kosovë

Dështimi/ Urës së Shtimës i del ngjyra dy ditë pasi u rregullua

news image

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Shtimes ka kritikuar keqmenaxhimin e kësaj komune me urën e qytetit të Shtimes, e cila javën e kaluar i është nënshtruar një tjetër intervenimi.

Sipas një njoftimi të Lëvizjes Vetëvendosje, kjo urë ndër vite ka përjetuar shumë tentativa për rregullime e restaurime.

“Mbi katër herë është hedhur mbi të asfalt e më pas kalldërm, por duke u punuar keq e me cilësi të dobët, në anën tjetër nga qarkullimi madh i përditshëm, është shkatërruar brenda pak kohësh”, ka njoftuar Lëvizja Vetëvendosje.

Sipas njoftimit, para dy ditësh pasoi tentativa e radhës për ri-rregullim.

“Komuna vendosi që mu ditën e premte të merret me urën, e bllokoi atë dhe duke qenë ditë tregu në Shtime shkaktoi kaos e ngarkesa në qarkullimin më të lartë rrugor. Sot e shohim se gjithë kjo nuk ia ka vlejtur, pasi ngjyra e vendosur, ka filluar të hiqet e fshihet. Në anën tjetër, dy anësoret e hekurit mund të duken bukur si një punim arkitekturor, por realisht paraqesin pengesë për lëvizje të qytetarëve në trotuar”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes.

Përfundimisht, duke u punuar dobët, pa cilësi, pa parashikime afatgjata, këto lloj projektesh janë të destinuara të dështojnë pa u nevojitur qytetarëve dhe pa e zbukuruar qytetin, shkruan Vetëvendosje.

“Kur vetëm brenda dy ditësh fillon të zhduket ngjyra dhe dështon si projekt, tregon se në të nuk është investuar si duhet, se nuk ka seriozitet pune në realizimin e projekteve”, nënvizon komunikata e LVV-së.

Sipas Vetëvendosjes, ura që nuk u bë e kuqe, është pasqyrë e udhëheqjes së dështuar komunale.