image Urbanizimi, sfidë botërore e planifikimit mjedisor

Kosovë

Planifikim/ Urbanizimi, sfidë botërore e planifikimit mjedisor

news image

Dita Botërore e Urbanizimit e njohur edhe si Dita Botërore e Planifikimit të Qyteteve, u shënua për herë të parë në vitin 1949 në Universitetin e Buenos Aires, me qëllim që të shtojë interesin publik dhe atë profesional për planifikimin.

Çdo 8 nëntor kjo datë shënohet në më shumë se 30 shtete në katër kontinente.

Dita Botërore e Planifikimit të Qyteteve është ditë e rëndësishme për çdo qytetar të botës që dëshiron qytet më funksional, lagje më urbane, mjedis të mbrojtur dhe të menaxhuar me më shumë kujdes, përgjegjësi më të lartë qytetare.

Përmbushja dhe respektimi i këtyre dëshirave do të na ndihmojë që të shmangemi nga praktikat e deritashme me ndikim në zhvillimin e qyteteve tona, shpesh të pamenduar mirë dhe me pasoja të papërmirësueshme./Gazeta Sinjali/