image Recetë me qumësht dhe hudhër për ta ndalur dhimbjen e mesit

Trajtimi/ Recetë me qumësht dhe hudhër për ta ndalur dhimbjen e mesit

news image

Të paktën 80 përqind e njerëzve e kanë provuar njëherë në jetë dhimbjen e mesit me të gjithë intensitetin e saj.

Dhimbja e mesit dhe e shpinës është një shenjë paralajmëruese për anomalitë e shtyllës kurrizore dhe shpesh vjen si pasojë e qëndrimit jo të rregullt të trupit.

Fillimi i trajtimit të këtyre dhimbjeve nis duke identifikuar shkakun. Shkaqet më kryesore të dhimbjes së mesit kanë të bëjnë me:

  • Mungesën e aktivitetit fizik
    • Kontraktimet muskulare
    • Qëndrimin jo të rregullt të trupit
    • Artritin
    • Këpucët jo të rehatshme
    • Shtatzania
    • Obeziteti
    • Stresi emocional
    • Fjetja në dyshek jo cilësor
    • Konstipacioni

Ekspertët thonë se një nga kurat më të mira kundër inflamacionit dhe dhimbjeve të mesit apo nervit shiatik është pikërisht qumështi me hudhër.

Hudhra është një nga aleatët më të fortë të shëndetit të njeriut.

Ajo forcon sistemin imiunitar, zbut inflamacionin, përmirëson qarkullimin e gjakut dhe shëndetin e të gjithë sistemit kardiovaskular.

Hudhra është përdorur edhe kundër infeksioneve dhe kancerit.

Qumështi nga ana tjetër është i pasur me vitaminën B12, proteinë dhe kalçium.

Kombinimi i të dyjave është me të vërtetë fitimprurës në aspekt vlerash për shëndetin.

Si ta Përgatisni Kurën Me Qumësht Dhe Hudhër

Për përgatitjen e kësaj kure ju nevojiten:

4 thelbinj të shtypur hudhre,

Një gotë me qumësht,

Gjysëm luge çaji me mjaltë.

Hidheni qumështin në një tenxhere dhe vendoseni në zjarr.

Shtoni thelbinjtë e shtypur të hudhrës dhe lërini të ngrohen

Përziejeni qumështin herë pas here dhe në momentin që ai nis të valojë hiqeni tenxheren nga zjarri.

Shtoni mjaltin dhe lëreni të ftohet.

Ekspertët këshillojnë që të pini një gotë me qumësht me hudhër në ditë