image Ura në Kroaci ndriçohet me ngjyrat e flamurit të Kosovës

Rajon

Rajon/ Ura në Kroaci ndriçohet me ngjyrat e flamurit të Kosovës

news image

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka njoftuar se Osijeku i Kroacisë ka ndriçuar monumentin më të famshëm të qytetit me ngjyrat e flamurit të Kosovës.

Me këtë rast, Haskuka ka falënderuar kryetarin e Komunës së Osijekut, Ivan Vrkic, për mbështetjen në kohë këtë kohë pandemie.

“Qyteti i binjakëzuar me Prizrenin, Osijeku i Kroacisë, në shenjë të miqësisë tonë dhe solidaritetit në këtë kohë të pandemisë, ka ndriçuar monumentin më të famshëm të qytetit me ngjyrat e flamurit shtetëror të Kosovës. Falënderoj përzemërsisht kryetarin e Komunës së Osijekut, z. Ivan Vrkić, për mbështetjen e cila është mjaft domethënëse në këto ditë të vështira ku po kalon e gjithë bota nga kriza shëndetësore e pandemisë. Shpresoj që këtë krizë ta tejkalojmë së bashku sa më parë dhe të kemi bashkëpunim edhe më të fortë për t’u rimëkëmbur”, ka shkruar Haskuka në profilin e tij zyrtar në Facebook./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/mhaskukaa/photos/a.276065886198262/941683816303129/?type=3&theater