image UP njofton studentët rreth provimeve të prillit dhe për mbrojtjen e temave të diplomës

Kosovë

Arsim/ UP njofton studentët rreth provimeve të prillit dhe për mbrojtjen e temave të diplomës

news image

Universiteti i Prishtinës i është përgjigjur kërkesave të studentëve për mbajtjen e provimeve në afatin e prillit.

Sipas një njoftimi, nga rektorati i UP-së thonë se një gjë e tillë është e parealizueshme në këtë fazë.

Ata kanë njoftuar se janë duke u angazhuar që të gjejnë format më të përshtatshme për të realizuar mbajtjen virtuale të provimeve të afateve të rregullta, të përcaktuara sipas Statutit të UP-së.

Është bërë e ditur gjithashtu se dekanët e njësive akademike janë obliguar që të bëjnë përgatitjet e nevojshme teknike dhe ligjore, për t’ua mundësuar studentëve mbrojtjen e temave të diplomave, fillimisht studentëve të nivelit bachelor, ndërsa javët në vazhdim do të vendoset edhe për studentët e nivelit master./GazetaSinjali/

https://www.uni-pr.edu/page.aspx?id=1,4,1088&fbclid=IwAR2UO_NIVEN5t-6VhPaJgBsNKp8sMiAqwnCMlDmX4v-mxRX9HHho6elPmlg