Universiteti i Prishtinës i është përgjigjur kërkesave të studentëve për mbajtjen e provimeve në afatin e prillit.
Sipas një njoftimi, nga rektorati i UP-së thonë se një gjë e tillë është e parealizueshme në këtë fazë.
Ata kanë njoftuar se janë duke u angazhuar që të gjejnë format më të përshtatshme për të realizuar mbajtjen virtuale të provimeve të afateve të rregullta, të përcaktuara sipas Statutit të UP-së.
Është bërë e ditur gjithashtu se dekanët e njësive akademike janë obliguar që të bëjnë përgatitjet e nevojshme teknike dhe ligjore, për t’ua mundësuar studentëve mbrojtjen e temave të diplomave, fillimisht studentëve të nivelit bachelor, ndërsa javët në vazhdim do të vendoset edhe për studentët e nivelit master./GazetaSinjali/