image UP hap konkursin e afatit të dytë për pranimin e studentëve

Arsim

UP hap konkursin e afatit të dytë për pranimin e studentëve

news image

Universiteti i Prishtinës ka shpallur konkursin plotësues – afati i dytë, për pranimin e studentëve të rinj në vitin e parë të studimeve themelore për vitin akademik 2020-21, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit në faqen zyrtare të këtij universiteti, 2471 studentë do të kenë fatin të bëhen pjesë e UP-së për këtë vit akademik, në afatin e dytë të konkursit.

Tutje theksohet se UP-ja numëron dhjetëra programe studimore në 14 njësi akademike, për t’u bërë pjesë e të cilave mund të aplikoni deri në datën 30 tetor 2020.

Për të kuptuar më shumë rreth kushteve të aplikimit klikoni këtu.

https://www.facebook.com/UniversitetiPrishtines/posts/3571784836214154