Universiteti i Prishtinës ka shpallur konkursin plotësues – afati i dytë, për pranimin e studentëve të rinj në vitin e parë të studimeve themelore për vitin akademik 2020-21, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit në faqen zyrtare të këtij universiteti, 2471 studentë do të kenë fatin të bëhen pjesë e UP-së për këtë vit akademik, në afatin e dytë të konkursit.
Tutje theksohet se UP-ja numëron dhjetëra programe studimore në 14 njësi akademike, për t’u bërë pjesë e të cilave mund të aplikoni deri në datën 30 tetor 2020.
Për të kuptuar më shumë rreth kushteve të aplikimit klikoni këtu.