image Universiteti i Prishtinës shënon 52 vjetorin e themelimit

Histori

Universiteti i Prishtinës shënon 52 vjetorin e themelimit

news image

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” sot shënon 52 vjetorin e themelimit.

UP është themeluar me Ligjin mbi Themelimin e Universitetit të Prishtinës, të cilin e miratoi Kuvendi i Krahinës Socialiste të Kosovës, më 18 nëntor 1969. Themelimi i Universitetit të Prishtinës ishte ngjarje historike për popullin e Kosovës, si edhe për mbarë kombin shqiptar. 

Kuvendi themelues i Universitetit të Prishtinës u mbajt më 13 shkurt 1970, kurse dy ditë më vonë, më 15 shkurt 1970, u mbajt edhe mbledhja solemne e Kuvendit dhe pikërisht kjo datë u shpall Dita e Universitetit të Prishtinës. 

Tani, Universiteti i Prishtinës i ka 14 njësi akademike.

/GazetaSinjali/