Universiteti i Prishtinës përmes një postimi në Facebook ka njoftuar studentët rreth formës së mbajtjes së ligjëratave, shkruan Gazeta Sinjali.
Në mbledhjen që është mbajtur më 7 tetor, Senati i UP-së ka marrë vendim që për shkak të pandemisë COVID-19, procesi mësimor (ligjëratat, mësimi klinik, ushtrimet laboratorike dhe numerike apo mësimi nga fusha e arteve) të mbahet në formë të kombinuar (fizike ose online).
Sipas këtij vendimi, secila njësi akademike vendos vetë për formën e organizimit të procesit mësimor, varësisht nga vlerësimi i gjendjes momentale lidhur me COVID-19 si dhe nga rekomandimet e IKSHPK-së.
Përgjegjës për respektim të këtyre vendimeve apo rekomandimeve të IKSHPK-së janë njësitë akademike përkatëse. /Gazeta Sinjali/
Postimi i plotë-