11 profesorët e Universitetit të Prishtinës duhet që t’i lirojnë pozitat pasi që janë zgjedhur deputetë në Kuvendin e Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.
Sinjali merr vesh nga burimet se Rektorati i UP-së, tashmë ka marrë vendim që profesorët e zgjedhur deputetë do të pezullohen nga puna.
Pezullimi i tyre nga pozita e profesorëve do të zgjasë për aq kohë sa ata do të jenë deputetë të Kuvendit të Kosovës.