image Universiteti i Prishtinës miraton afat të jashtzakonshëm për studentët

Kosovë

Njoftim/ Universiteti i Prishtinës miraton afat të jashtzakonshëm për studentët

news image

Senati i Universitetit të Prishtinës ka marrë vendim që në afatin e nëntorit të jenë dy provime.

Sipas një njoftimi në faqen e Senatit të Universitetit të Prishtinës thuhet se studentët në afatin e nëntorit do të mund të paraqesin dy provime  në çdo njësi akademike.

“Të dashur studentë! Sot, me datë 22.11.2019, Senati i Universitetit të Prishtinës, ne mbledhjen e mbajtur ka vendosur:

– nëntori si afat i jashtëzakonshem, të mbahet me nga dy provime dhe atë në çdo njësi akademike, pa përjashtime”, thuhet në njoftim.

Po ashtu Universiteti ka njoftuar se sistemi për regjistrim të semestrit hapet sot./Gazeta Sinjali/