image Universiteti i Prishtinës hap konkurs për 67 studentë doktorate

Arsim

Universiteti i Prishtinës hap konkurs për 67 studentë doktorate

news image

Universiteti “Hasan Prishtina” në kryeqytet ka shpallur konkurs për pranimin e studentëve në studimet e doktoratës për vitin akademik 2021/22, e që do të jetë i hapur deri më 11 shkurt 2022.

Në njoftim thuhet se numri i studentëve që mund t’i bashkohen UP-së në programet e ofruara është 67, prej tyre nëntë i përkasin komunitetit jo-shumicë.

Njëra ndër kushtet e konkursit është se të gjithë ata që duan të aplikojnë duhet ta kenë notën mesatare jo më të ulët se 8.00 në nivelin Baçelor dhe atë Master.

Aplikimi nis që sot dhe do të jetë i hapur deri më 11 shkurt 2022.

Kushtet e përbashkëta të konkursit, mënyrën e përzgjedhjes, afatet dhe dokumentacionin e nevojshëm për aplikim mund t’i gjeni duke klikuar KËTU

/GazetaSinjali/