Kjo gjendje kaosi mbretëron në Fakultetin e Shkencave Matematiko – Natyrore të Univeristetit të Prishtinës, një ditë para fillimit të vitit të ri akademik.
Rrëmujë, dyer, tavolina e karrige të përmbysuara si dhe mbeturina verëhen gjithandej nëpër korridoret dhe klasat e këtij institucioni, ku studentët prej nesër do të duhej t`i frekunetonin dhe t`i nisnin ligjëratat, shkruan Gazeta Sinjali.
Në ditën e parë të tyre, ata do të përballen me hallakamën e krijuar për ironi nga vetë Universiteti i Prishtinës, i cili në rrethana normale do të duhej të ofronte kushte për mësim, pa humbur orë mësimi.
1 Tetori, drejtuesit e UP-së i ka zënë në gjumë. Atyre nuk u ka mjaftuar pushimi i gjatë veror për t`i kryer renovimet e parapara, por e kanë pritur momentin e fillimit të vitit të ri akademik për t`i nisur ato, shkruan Gazeta Sinjali.
Rredhimisht ata kanë dështuar në menaxhimin e Univeristetit Publik “Hasan Prishtina” dhe krijimin e parakushteve për fillimin normal të vitit të ri akademik për të gjithë studentët që i ndjekin studimet në këtë universitet.
Derisa nesër pritet të fillojë mësimi në UP , renovimet në FSHMN vetëm sa kanë filluar dhe për më keq ato nuk dihet se kur do të përfundojnë. /Gazeta Sinjali/