image Universiteti i Prishtinë me njoftim të rëndësishëm për studentët

Arsim

Universiteti i Prishtinë me njoftim të rëndësishëm për studentët

news image

Senati i Universitetit të Prishtinës, në mbledhjen e mbajtur sot, ka marrë vendim në mënyrë unanime për uljen e kushtit për 10%, për kalueshmërinë e vitit 2019/20, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu ka bërë të ditur Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës, përmes një njoftimi në Facebook.

“Parlamenti Studentor kishte pranuar qindra kërkesa nga studentët, që për shkak të rrethanave dhe pasojave të shkaktuara nga pandemia COVID-19, t’u bëhet e mundur një ndihmë e tillë që do t’i mundësonte të përfundonin me sukses vitin akademik 2019/20”, thuhet në njoftim.

Tutje, në njoftim bëhet e ditur se kjo kërkesë është ekskluzivisht për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme të krijuara nga pandemia COVID-19 dhe vlen vetëm për vitin akademik 2019/20. /Gazeta Sinjali/

SENATI VENDOS PËR ULJEN E KUSHTIT PËR 10% (Vetëm për v. 2019/20) PAS KËRKESËS SË PARLAMENTIT STUDENTORSot Senati i…

Posted by Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina" on Thursday, October 22, 2020