image Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” vendos për mbajtjen e provimeve

Kosovë

Arsim/ Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” vendos për mbajtjen e provimeve

news image

Senati i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” ka vendosur që provimet e afatit të prillit në këtë universitet të mbahen në fillim të qershorit, shkruan Gazeta Sinjali.

Ky vendim u mor në mbledhjen e sotme të senatit, i cili po ashtu vendosi që studentët të kenë mundësinë e mbrotjjes së temave të diplomës edhe në mënyrë online.

“Studentët e Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, nga fillimi i qershorit do kenë mundësi të qasjes në provime të afatit të prillit. Kështu është vendosur në takimin e Senatit të këtij Universiteti, më datë 22 maj 2020. Po ashtu, Senati ka marrë vendim që studentët të kenë mundësinë e mbrojtjes së temave të diplomës në mënyrë online, apo edhe në mënyrë fizike, duke respektuar protokolin e IKSHP –së për mbajtjen e pajisjeve mbrojtëse, mbajtjen e distances dhe kufizimin e numrit të anëtarëve të pranishëm”, thuhet në njoftimin e universitetit.

Rektori i këtij universiteti, Artan Nimani, njoftoi se provimet e afatit të prillit do të mbahen në fillim të qershorit, kurse ato të afatit të qershorit do të mbahen më vonë.

“Sipas, Rektorit të këtij universiteti, Prof. Ass. Dr. Artan Nimani, Senati i UGJFA, bazuar në vlerësimet e bëra nga Ministria e Shëndetësisë, dhe rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, ka dalë me qëndrim se nga fillimi i muajt qershor, të fillohet me mbajtje të provimeve, me prezencën fizike të studentëve, fillimisht me provimet që do i takojnë afatit të prillit. e pas tyre edhe me afatin e rregulltë të qershorit, gjithnjë sipas vlerësimeve të dhëna nga Ministria e Shëndetësisë dhe rekomandimeve të IKShP-së, organizim që do bëhet nën përkujdesjen e Këshillit emergjent”, ka treguar Rektori Nimani, duke thënë se i gjithë procesi do jetë duke përdor masat mbrojtëse, përdorimin e maskave, dorëzave dhe dezinfektimit në mënyrën më të mirë të mundshme, duke përdorur aparaturën bashkëkohore për kontroll dhe dezinfektim”, thuhet në njoftim.

Nimani ka prezantuar edhe disa nga vendimet tjera të marra nga Këshilli drejtues dhe Senati i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, lidhur me emërimin për ushtruese të detyres së dekanes në Fakultetin e Shkencave Sociale, Shqipe Husaj, si dhe për vendimin që t’i përkrahë botimet shkencore të punonjësve të këtij universiteti dhe konferencat e ndryshme të karakterit shkencor./Gazeta Sinjali/