image Senati konfirmon nominimin e Biden, Hill ambasador i ShBA-së në Serbi

Rajon

Senati konfirmon nominimin e Biden, Hill ambasador i ShBA-së në Serbi

news image

Senati amerikan e ka konfirmuar nominimin e diplomatit të karrierës, Christopher Hill, si amabasador i ri në Serbi.

Konfirmimi i Hill si ambasador është bërë dje. Ai u nominua nga Presidenti Joe Biden para pesë muajsh.

Hill do ta zëvendësojë ambasadorin Anthony Godfrey, si shef i misionit diplomatik të ShBA-së në Beograd.  

“Christopher R. Hill, nga Rhode Island, të jetë Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Serbisë”, thuhet në njoftim.

/GazetaSinjali/