image Senati zyrtarisht do ta pranojë padinë kundër Trumpit

Botë

Senati zyrtarisht do ta pranojë padinë kundër Trumpit

news image

Demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara do të nisin ceremoninë e bartjes fizike të padisë ndaj ish-presidentit amerikan, Donald Trump në ambientet e Senatit.

Trumpi është akuzuar për “nxitje të kryengritjes” lidhur me sulmin në Kongres më 6 janar nga mbështetës të Trumpit.

Demokratët do të tentojnë të bindin sa më shumë republikanë që të dënojnë Trumpin dhe më pas të votojnë ndaras për t’ia ndaluar atij garën për president në të ardhmen.

Dhoma e Përfaqësuesve ka votuar për të paditur Trumpin më 13 janar.

Të paktën 17 senatorë republikanë do të duhet t’iu bashkohen demokratëve në mënyrë që të dënojnë Trumpin, ndonëse një gjë e tillë ka pak mundësi të ndodhë.

Donald Trump duke u larguar nga Shtëpia e Bardhë më 20 janar, pas përfundimit të mandatit katërvjeçar si president.

Trumpi është presidenti i parë amerikan që paditet për herë të dytë dhe i pari që përballet me gjyq pasi është larguar nga zyra.

/Gazeta Sinjali/