Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu është takuar gjatë ditës së sotme me anëtarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, i cili drejton komunë e Mitrovicës, Gazeta Sinjali.
Ky takim mes dy kryetarëve të komunave, ka ardhur vetëm një ditë pasi LDK fillimisht në media u deklarua se do të pezullojë bisedat me VV-në për koalicion parazgjedhor, me arsyetimin deri në certifikimin e rezultatit.
Megjithatë vetëm dy orë më pas LDK u deklarua se bisedimet mes dy partive nuk do të ndalën dhe se takime pritet të zhvillohen edhe gjatë ditëve në vijim mes dy partive politike.
Takimi mes tyre është konfirmuar edhe nga një postimi Agim Bahtirit në Facebook. Ai ka thënë se takimi mes tyre ka ndodhur në Prishtinë, por që nuk ka qenë i karakterit zyrtare dhe se janë takuar si miq të vjetër.
“Pata kënaqësinë që kafen e mëngjesit ta pi me nënkryetarin e LDK-së, Agim Veliu, të cilin e përgëzova për kontributin e dhënë në fitoren e partive opozitare në zgjedhjet e 6 tetorit. Mikut tim i kërkova që të jep kontribut maksimal për arritjen e marrëveshjes finale mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, sepse Kosova nuk ka kohë për të humbur”.
“Vendit i duhet formimi sa më i shpejt i Qeverisë, ku të gjithë duhet të punojmë që kjo të bëhet në afat ligjor dhe pa humbje kohe”, ka shkruar ai.
Bahtri është shprehur i bindur se koalicioni mes LDK-së dhe VV-së do të ndodhë vetëm se është duke u pritur certifikimi i rezultatit nga KQZ.
“Koalicioni ka me ndodhë, unë po ju garantoj ka përfunduar misioni për koalicion vetëm po presim numërimin e votave dhe asnjë problem nuk është në atë drejtim, dhe kush mendon se është problem e ka gabim”, ka thënë Bahtiri për Express
Kujtojmë se sipas rezultatit preliminar VV është partia me më së shumti vota, ndërsa LDK është partia e dytë./Gazeta Sinjali/