image Ulpiana bën historinë, siguron pjesëmarrjen në Superligë, pas shpalljes kampione e Ligës së Parë në Grupin B

Futboll

Ulpiana bën historinë, siguron pjesëmarrjen në Superligë, pas shpalljes kampione e Ligës së Parë në Grupin B

news image

Skuadra e Ulpianës nga Lipjani ka arritur që të shënojë fitore edhe në ndeshjen e fundit të stinorit në Ligën e Parë B – për të siguruar pjesëmarrjen për sezonin 2021/22 në Superligë, raporton Sinjali Sport.

Lipjanasit kanë mposhtur në ndeshjen vendimtare të stinorit Ramiz Sadikun në Prishtinë me rezultat 1-2.

Bylykbashi në minutën e 12-të dhe 48-të realizoi golat për të vulosur pjesëmarrjen e skuadrës së tij në elitën e futbollit të Kosovës për vitin tjetër. /Gazeta Sinjali Sporti/