Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar Indeksin e Kostos së Ndërtimit -për tremujorin e parë të vitit 2020.
Indeksi i tërësishëm i Kostos të Ndërtimit në Kosovë pësoi rënie për (-0.5%) në tremujorin e parë krahasuar me TM4 2019. Rënie më të mëdha kishin pagat e punëtorëve.
(-1.2%); materialet (-0.6%); dhe energjia (-0.4%).
Rënia e çmimeve u neutralizua, kryesisht me ngritjen e çmimeve sipas kategorive të: transportit (3.6%); kostot e tjera (0.8%); dhe makineritë (0.5%).
Ndërkaq, krahasuar TM1 2020 me të njëjtën periudhë të vitit paraprak (TM1 2019), Indeksi i Kostos së Ndërtimit pësoi rënie për (-0.2%). Rënia kryesisht u vërejt te pagat.
(-1.4%); dhe materialet (-0.8%).
Ndërsa, ngritje pati te: transporti (11.1%); makineritë (1.8%); kostot e tjera (1.1%) dhe energjia (0.8%)./Gazeta Sinjali/