image Kryeprokurori Lumezi ngushëllon familjen e prokurorit që vdiq nga COVID-19 - Sinjali

Kryeprokurori Lumezi ngushëllon familjen e prokurorit që vdiq nga COVID-19

news image

Kryeprokurori i shtetit, Aleksander Lumezi, ka ngushëlluar familjen e prokurorit Ismet Ukshini, i cili ndërroi jetë sot pasi ishte i infektuar me COVID-19.

Ai tha se Ukshini ishte shembull, i cili më përkushtim, dinjitet dhe profesionalizëm të lartë i shërbeu institucionit dhe vendit, transmeton Gazeta Sinjali.

Telegrami i plotë:
E nderuara familje Ukshini,
Me pikëllim të thellë mora lajmin e ndarjes nga jeta të familjarit tuaj dhe kolegut tonë, prokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjilan, Ismet Ukshini, i cili, fatkeqësisht humbi betejën me pandeminë COVID-19.

Me lejoni të shpreh dhimbjen dhe ngushëllimet e mia më të sinqerta për Ju si familje, për të gjithë kolegët dhe bashkëpunëtorët e prokurorit Ukshini.

Kujtojmë se prokurori Ismet Ukshini ishte shembull, i cili më përkushtim, dinjitet dhe profesionalizëm të lartë i shërbeu institucionit dhe vendit.

I përjetshëm qoftë kujtimi për të!

Kujtojmë se, Ismet Ukshini, prokuror i Prokurorisë Themelore të Gjilanit, ka vdekur në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan. I ndjeri ishte në moshën 59-vjeçare dhe përveç COVID-19, kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: