image Ukrainasja luan piano në shtëpinë e saj të shkatërruar nga sulmet ruse

Botë

Ukrainasja luan piano në shtëpinë e saj të shkatërruar nga sulmet ruse

news image

Një pianiste ukrainase është incizuar duke interpretuar një vepër të Chopin në shtëpinë e saj të dëmtuar rëndë nga granatimet ruse.

Në videon, që është bërë nga vajza e saj, Iryna Manukina shihet duke luajtur piano në shtëpinë e saj në Bila Tserkva, rreth 80 kilometra nga qyteti ukrainas, Kiev më 5 mars, raporton REL.

Një predhë ruse goditi pak metra pranë shtëpisë së saj, por asnjë anëtarë i familjes nuk është plagosur. Që atëherë, e gjithë familja e Irynas është larguar nga shtëpia e dëmtuar.

/GazetaSinjali/