image Ukrainasit raportohet se mund ta kenë përzier Yarunin me Jarunin e Kroacisë

Rajon

Ukrainasit raportohet se mund ta kenë përzier Yarunin me Jarunin e Kroacisë

news image

Pas shpërthimit të fuqishëm në Kroaci, është ngritur një teori e re është lidhur me rrethanat se si një fluturake që dyshohet të ketë ardhur nga Ukraina përfundoi mbrëmë në lagjen Jarun të Zagrebit, në Kroaci.

Eksperti i aviacionit luftarak, Tylera Rogowaya, dyshon se droni i modelit Tu – 141 që për momentin përdoret vetëm në Ukrainë, mund të jetë programuar gabimisht duke e synuar një vend me emër të njëjtë në vendin që po sulmohet nga Rusia. Bëhet fjalë për qytetin Yarun.

Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, tha sot se po kontaktojnë me autoritetet ukrainase për të mësuar nëse kanë informata për fluturaken.

/GazetaSinjali/