Ambasadori i Ukrainës në Austri, Olexander Scherba, ka publikuar një video në rrjetin social Twitter ku shihen qytetarë ukrainas teksa përshëndesin ushtarët e rënë në luftën kundër Rusisë.
Videoja shfaq një kolonë automjetesh me ushtarë që humbën jetën teksa luftonin që lëviznin nëpër qytet të shoqëruar nga Policia dhe Ushtria.
Shumë ukrainas shihen duke qëndruar pranë rrugës për t’i bërë nderimet e tyre heronjve të vendit teksa gjunjëzohen ndërsa kolona kalon pranë.
Kolona me ushtarët e rënë ukrainas shoqërohet nga kënga e vjetër popullore ukrainase “Plyve kacha” e cila ndjek bisedën e një nëne e djalit që shkojnë në luftë.
That’s how #Ukraine honors her fallen soldiers.#StandWithUkraine️ #UkraineWillWin #Terrorussia #PutinIsaWarCriminal #StopPutin #RussianUkrainianWar #RussiaGoHome #РоссияСмотри #нетвойне #PutinsWar pic.twitter.com/2Y5rRZRxGr
— olexander scherba???????? (@olex_scherba) April 1, 2022
Gjatë viteve të kaluara, kjo këngë u bë himn për ukrainasit që janë pro-ukrainas dhe jo pro-rus.
Hundreds of local residents stand on their knees along the road to honor a fallen Ukrainian Hero who is being returned home for burial.
— MFA of Ukraine ???????? (@MFA_Ukraine) March 20, 2022
Eternal Memory and Glory to our Fallen Heroes ???? pic.twitter.com/Vm8YtiRo4v
Natyrisht, nuk ka asnjë analizë të pavarur për numrin e ushtarëve të vrarë ukrainas dhe rusë.
Të dyja palët kanë publikuar të dhëna zyrtare për ushtarët e vrarë vetëm dy deri në tre herë dhe supozohet se ka mijëra të vdekur.