Ukrainast kanë filluar të kthehen në qyetetet e tyre, tanimë të shkatërruara, pas tërheqjes së trupave ruse.
Një pej tyre është Nataliia Yelistratova, e cila me bashkëshortin e saj udhëtoi me tren për në Balakliia, qytet në lindje të Ukrainës, shkruan Reuters.
“Moti është i mrekullueshëm sepse po shkojmë në shtëpi. Gjendja ime është e mrekullueshme, jemi shumë të lumtur tani”, u shpreh ajo duke buzëqeshur.
Yelistratova udhëtoi për rreth 80 km nga Kharkivi me bashk ëshortin dhe vajzën e saj në një nga trenat specialë të vendosur për banorët e qytetit që dëshironin të ktheheshin.
Disa ditë më parë, Forcat ukrainase shprehen se kanë arritur të marrin kontrollet e më shumë zonave të cilat kishin rënë në duart e ushtarëve rusë. /Euronews albania