image Ukrainasit kërkojnë takim mes presidentëve, rusët thonë se mund të ndodhë

Botë

Ukrainasit kërkojnë takim mes presidentëve, rusët thonë se mund të ndodhë

news image

Delegacioni rus në bisedimet Rusi-Ukrainë në Stamboll njoftoi dy hapa për të de-përshkallëzuar konfliktin ndaj Ukrainës pas ditës së parë të bisedimeve, njoftoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA-Novosti.

Ndërsa, negociatorët ukrainas të cilët janë në bisedimet me Rusinë të martën në Stamboll, kanë deklaruar se kanë kërkuar nga pala ruse organizimin e një takimi mes presidentëve të dy vendeve, raporton BBC.

Ata kanë thënë se ka material të mjaftueshëm në propozimet aktuale të Ukrainës për të garantuar një takim midis Zelenskyt dhe presidentit rus Putin.

RIA, duke cituar delegacionin rus, tha se hapat përfshinin një “reduktim drastik të aktivitetit ushtarak në drejtimet e Kievit dhe Chernihiv” dhe gjithashtu mundësinë e një takimi midis Presidentit rus Vladimir Putin dhe atij ukrainas Volodymyr Zelensky.

Kreu i delegacionit rus, ndihmësi i presidentit Vladimir Medinsky, i quajti negociatat “konstruktive”.

/GazetaSinjali/