image Ukrainasi shndërron BMW-në luksoze në makineri lufte, e dhuron për policët e qytetit

Botë

Ukrainasi shndërron BMW-në luksoze në makineri lufte, e dhuron për policët e qytetit

news image

Rezistenca e popullit ukrainas po vazhdon edhe më tej ndaj agresionit rus të cilët tash e 24 ditë po tentojnë që të depërtojnë në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev.

Bashkë me forcat ushtarake ukrainase, janë mobilizuar edhe qytetarë të shumtë për të luftuar kundër rusëve me të gjitha mjetët që kanë në dispozicion.

Së fundi është bërë virale në rrjete sociale një veturë luksoze e tipit BMW seria 6, të cilën pronari e saj ka vendosur ta ‘sakrifikojë’ dhe ta kthejë në një makineri lufte.

Pronari në veturë ka instaluar një mitraloz që duket se është montuar në kornizën e automjetit, e cila është e ngjashme me ato të përdorura në tanket ruse T-72.

Sipas informacioneve, makina E64 BMW Seria 6 Cabrio ,iu ofrua Policisë në qytetin Mykolaiv për të mbrojtur territoret e qytetit ukrainas kundër trupave ruse .

/GazetaSinjali/