image Ukrainasi hip mbi tankun rus në lëvizje dhe valëvitë flamurin ukrainas

Botë

Ukrainasi hip mbi tankun rus në lëvizje dhe valëvitë flamurin ukrainas

news image

Forcat ushtarake ruse kanë hyrë në qytetin Kherson të Ukrainës, por janë pritur me protesta nga banorët e qytetit.

Në video-incizimin të cilin e ka publikuar këshilltarja e Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, Liubov Tsybulska, shihet një banor teksa hip mbi tankun rus në lëvizje dhe valëvitë flamurin e Ukrainës, shkruan Gazeta Sinjali.

Ajo gjithashtu ka shkruar se “Ushtria ruse ka hyrë në Kherson, por diçka shkoi keq. Ukrainasit guximtarë hipin mbi tanket e tyre me flamuj të Ukrainës”.

/Gazeta Sinjali/