Forcat ushtarake ruse kanë hyrë në qytetin Kherson të Ukrainës, por janë pritur me protesta nga banorët e qytetit.
Në video-incizimin të cilin e ka publikuar këshilltarja e Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, Liubov Tsybulska, shihet një banor teksa hip mbi tankun rus në lëvizje dhe valëvitë flamurin e Ukrainës, shkruan Gazeta Sinjali.
Ajo gjithashtu ka shkruar se “Ushtria ruse ka hyrë në Kherson, por diçka shkoi keq. Ukrainasit guximtarë hipin mbi tanket e tyre me flamuj të Ukrainës”.