image Ukraina: Sulmi në depon e naftës mund të jetë kryer nga vetë rusët

Botë

Ukraina: Sulmi në depon e naftës mund të jetë kryer nga vetë rusët

news image

Shefi i sigurisë së Ukrainës Oleksiy Danilov ka mohuar se Ukraina ka sulmuar një depo nafte në Rusi këtë mëngjes.

Duke folur në televizionin ukrainas, Danilov la të kuptohet se sulmi mund të jetë kryer nga rusët të pakënaqur me luftën dhe ai shtoi se incidente të tilla mund të ndodhin sërish.

Më herët, guvernatori lokal në Belgorod ia atribuoi sulmin e së premtes dy helikopterëve ukrainas, gjë të cilën Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës as nuk e konfirmoi dhe as nuk mohoi.

Danilov komentoi gjithashtu deklaratën e zëdhënësit të Kremlinit Dmitry Peskov se raportet për një sulm ukrainas në depo nuk ishin të mira për bisedimet e paqes.

“Kur ata vrasin fëmijët tanë, gratë tona, a është kjo e mirë për bisedime? Kur ata bëjnë kërdinë në territorin tonë?” – pyeti ai.

/GazetaSinjali/