Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës, pretendon se është krijuar një dhomë torturash në bodrumin e një fshati në rajonin e Kharkiv, përcjell Sinjali.
Ministria ka publikuar një foto në faqen e tyre zyrtare në Twitter, duke treguar një maskë gazi dhe një kuti me kurora dentare (dhëmb).
Ata e përshkruajnë skenën si “Aushvic të vogël” (Auschëitz-burg në Gjermani ku janë torturuar hebrenjt nga ushtria e HItlerit).
Policia Ukrainase ka njoftuar se pas çlirimit të fshatit Piski-Radkivski, policia ka gjetur një dhomë në bodrumin e një shtëpie, ku dyshohet se rusët aty torturoni civil dhe ushtarë.