image UNHCR: Mbi 1.7 milion njerëz të zhvendosur nga Ukraina

Botë

UNHCR: Mbi 1.7 milion njerëz të zhvendosur nga Ukraina

news image

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR) tha se numri i njerëzve që kanë ikur nga lufta në Ukrainë, ka kaluar mbi 1.7 milion.

Një ditë më herët kjo shifër ka qenë 1.5 milion.

Sipas UNHCR-së, gati tri të pestat e totalit – afro 1.03 milion – kanë arritiur në Poloni.

Mbi 180,000 kanë shkuar në Hungari dhe 128,000 në Sllovaki.

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, paralajmëroi të hënën se rreth pesë milionë ukrainas pritet të ikin nga vendi i tyre, nëse bombardimet e ushtrisë ruse vazhdojnë.

“Ne duhet t’i mobilizojmë të gjitha burimet e BE-së për t’i ndihmuar ato vende që marrin refugjatë”, u tha Borrell gazetarëve në Bruksel.

/GazetaSinjali/